Tri janë metodat për ta shkatërruar civilizimin: 1- Rrënimi i familjes. 2- Rrënimi i arsimit. 3- Rrënimi i shëmbëlltyrës. 1- Për ta shkatërruar familjen, humbe rolin e nënës (si edukatore). Bëje që të ndihet e turpëruar duke qenë amvise. 2- Për ta rrënuar arsimin, rrëno mësuesin. Mos e lejo që të ketë rëndësi në shoqëri. Ulja vlerat. Bëje që nxënësit të tallen me të. 3- E për t’i rrënuar shëmbëlltyrat, humbja vlerën dijetarëve dhe mendimtarëve. Akuzoji. Ule pozitën e tyre dhe bëj që njerëzit të dyshojnë tek ata derisa askush të mos i dëgjojë e pasojë. Nëse nëna e zgjuar, mësuesi i sinqertë dhe shëmbëlltyra do të fshihen dhe rrënohen, kush do t’i edukojë brezat me vlera pastaj?
Si "Present Simple", si "Present Continuous" në gjuhën shqipe përqasen me Kohën e Tashme. I speak. - Unë flas. = Present Simple / Koha e Tashme. I am speaking. - Unë po flas. = Present Continuous / Koha e Tashme. Në mënyrë që t'i dallojmë "Present Simple" dhe "Present Continuous" nga njëra-tjetra, në shqip do t'i përkthejmë në këtë mënyrë. Present Simple do ta përqasim si Koha e Tashme e Thjeshtë. Ndërsa Present Continuous do ta përqasim si Koha e Tashme e Vazhduar. Present Simple (Kohën e Tashme të Thjeshtë) do ta përdorim për veprime të përhershme, për zakone si dhe për fakte shkencore. Për shembull: I speak English everyday. / Unë flas anglisht çdo ditë. (Kam folur anglisht më parë, flas tani, dhe do të vazhdoj të flas anglisht dhe në të ardhmen. Veprimi është i përhershëm.) Present Continuous (Kohën e Tashme të Vazhduar) do ta përdorim për veprime që ndodhin në çastin që po flasim. Për shembull: I am doing my homewo...