Si "Present Simple", si "Present Continuous" në gjuhën shqipe përqasen me Kohën e Tashme.
I speak. - Unë flas. = Present Simple / Koha e Tashme.
I am speaking. - Unë po flas. = Present Continuous / Koha e Tashme.
Në mënyrë që t'i dallojmë "Present Simple" dhe "Present Continuous" nga njëra-tjetra, në shqip do t'i përkthejmë në këtë mënyrë. Present Simple do ta përqasim si Koha e Tashme e Thjeshtë. Ndërsa Present Continuous do ta përqasim si Koha e Tashme e Vazhduar.
Present Simple (Kohën e Tashme të Thjeshtë) do ta përdorim për veprime të përhershme, për zakone si dhe për fakte shkencore. Për shembull: I speak English everyday. / Unë flas anglisht çdo ditë. (Kam folur anglisht më parë, flas tani, dhe do të vazhdoj të flas anglisht dhe në të ardhmen. Veprimi është i përhershëm.)
Present Continuous (Kohën e Tashme të Vazhduar) do ta përdorim për veprime që ndodhin në çastin që po flasim. Për shembull: I am doing my homework right now. / Unë po bëj detyrat e shtëpisë tani. (Ndajfolja "right now / tani" na bën të kuptojmë se veprimi po ndodh në këtë moment dhe pas një farë kohe do të përfundojë. Tani po i bëj detyrat. Më pas, nuk do të merrem më me to.)
Comments
Post a Comment